Maqedonia
Maqedoni: Rritet paga minimale, e diela do të jetë ditë pushimi

Lartësia e pagës minimale do të rritet me 1.7 për qind dhe nga prilli i vitit 2021 do të jetë 22,146 denarë bruto ose 15,194 denarë neto, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) pas seancës së sotme të Këshillit Ekonomik Social (KES).
Harmonizimi i pagës bëhet në bazë të parametrave të përcaktuara ligjore: një e treta e rritjes së pagës së paguar mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, një e treta e rritjes së indeksit të shpenzimeve të jetës dhe një e treta e rritjes reale të PBV-së, shkruan koha.mk, përcjell Albinfo.ch.
“Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë marrë seriozisht parasysh pohimet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë që kishin të bëjnë me atë se në përllogaritjen e pagës minimale nuk duhet të merret parasysh parametri i fundit – një e treta e rritjes reale të PBV-së, me arsyetimin se i njëjti është me shenjë negative, respektivisht nuk paraqet rritje. Për këtë qëllim, MPPS-ja iu drejtua Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS) për të dhënë mendim nëse norma negative e rritjes përfaqëson rritjen reale të PBV-së, në kuptim të Ligjit për pagën minimale. Në përputhje me qëndrimin e ESHS-së, se termi rritje reale përdoret kur bëhet fjalë për rritje ose rënie të PBV-së, respektivisht kur norma ka shenjë pozitive ose negative, Qeveria duhet të marrë parasysh edhe kriterin e tretë gjatë harmonizimit të pagës minimale”, bën të ditur Ministria.
Shkalla e rritjes së PBV-së, siç përcakton edhe ESHS-ja, mund të jetë numër pozitiv ose negativ, respektivisht normë pozitive ose negative e rritjes.
“Prandaj, Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale janë të detyruara të respektojnë plotësisht dhe të veprojnë në përputhje me Ligjin për pagë minimale dhe gjatë harmonizimit të pagës minimale jemi të detyruar të marrim parasysh tre kriteret e përmendura ligjore”, theksoi ministrja Shahpaska, e cila kryesonte Këshillin Ekonomik Social.
Zëvendëskryeministri Fatmir Bitiqi vlerësoi se Qeveria nuk mund të anashkalojë ose barazojë plotësisht njërën nga tre parametrat e parashikuar ligjor për përcaktimin e pagës minimale, siç është propozimi nga sindikatat, meqë kjo bie ndesh me ligjin.
Në seancën e KES u shqyrtuan edhe versionet e punës të ndryshimeve ligjore të Ligjit për marrëdhënie të punës dhe Ligjin për tregtinë, që kanë të bëjnë me aktvendimin je diela – ditë për pushim javor.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve Rekomandoj kontrolle të rregullta të fëmijëve, gjithsesi para hyrjes në shkollë. Shumë sëmundje mund të shërohen...
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri