Maqedonia
Maqedoni: Paralajmërohen masa konkrete kundêr ndotjes së ajrit

Ministri i Ekologjisë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti thotë se Qeveria po punon për uljen e ndotjes së ajrit dhe se sipas tij inspektorati çdo ditë është në terren për gjobitjen e ndërmarrjeve që nuk respektojnë masat. Mexhiti thotë se shkaktarë kryesorë të ndotjes nuk janë vetëm industritë, por edhe amvisëritë që djegin gjithçka për të ngrohur. Mexhiti tha se tani më do të ketë masa konkrete për uljen e ndotjes së ajrit.
“Prej këtu kemi një takim për masat përfundimtare. E para do të jetë kthimi, pra do provojmë edhe një herë ta vejmë në funksion gazifikimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidomos në qendrat urbane, po ashtu në të njëjtën kohë do jepet prioritet edhe centraleve të gazit të cilat po ashtu do të ndihmojnë në ngrohjen qendrore. Në të njëjtën kohë ti afrohet alternativë qytetarëve edhe për gazifikim edhe për ngrohje qendrore, për veç asaj që do të mbështeten edhe më tutje inverterët dhe sistemet tjera, që të zëvendësojnë drurin apo mjetet tjera të ngrohjes. Po punojmë edhe në drejtim që të stimulohen kompanitë e taksive për vetura elektrike”, tha Izet Mexhiti, zv/kryeministër, transmeton alsat përcjell albinfo.ch.
Edhe qytetarët e Tetovës për ditë me radhë thithin ajër të ndotur. Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se komuna respekton të gjitha masat.
“Sigurisht, ne punojmë Inspektorati i Tetovës del në terren dhe çdo ditë i dënon kompanitë dhe amvisëritë e papërgjegjshme të cilët përdorin mjete jo të duhura për ngrohje në shtëpitë e tyre dhe kompanitë e tyre”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.
Ndërkohë LSDM vazhdon me akuzat ndaj pushtetit se nuk ndërmerr asgjë për ndotjen e ajrit, dhe për këtë propozuan disa masa për luftimin e ndotjes.
“Të miratohet urgjentisht një program për ajër të pastër në Ministrinë e Mjedisit. Me subvencione për amvisëritë për të zëvendësuar sistemet e ngrohjes jo ekologjike për mjedisin, si dhe për shkollat, ndërtesat publike që të kalojnë në teknologji të pastra. Duke ndjekur shembullin e Programit Ajror që qeveria e LSDM-së e zbatoi me sukses për disa vite”, tha Kristina Kostova, LSDM.
Nga LSDM gjithashtu thonë se përgjegjësia për ndotjen e ajrit është e qeverisë, e cila duhet të ndryshojë politikat e saj të gabuara dhe të fillojë të mendojë për qytetarët.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht Një projekt i ri pilot në Austrinë e Poshtme synon të përmirësojë mbështetjen e hershme të...
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë