Maqedonia
Maqedoni: Nuk lejohet organizimi i dasmave
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se është ende herët për të organizuar dasma, koncerte dhe ngjarje të tjera
Jeta duhet të vazhdojë, dasmat duhet të bëhen, por me protokolle të veçanta më të rrepta. Kur do të lejohet organizimi i dasmave, do të dihet në periudhën e ardhshme. Këtë për Alsat e deklaroi një anëtar i Komisionit të Sëmundjeve Infektive.
Ai këmbënguli të mbetet anonim, duke shpjeguar se ky është qëndrimi i tij personal dhe kur çështja të vihet në tavolinë, komisioni do të vendosë dhe opinioni do të informohet zyrtarisht.
Nëse numri i njerëzve të infektuar me Covid-19 vazhdon të ulet dhe procesi i vaksinimit vazhdon pa asnjë problem, nuk shoh se cila do të ishte arsyeja për të mos pasur dasma. Duhet të gjendet mënyrë për ta bërë gjithë organizimin sipas protokolleve speciale parandaluese. Patjetër të përshtatemi me mënyrën e re të jetës – deklaroi një anëtar i KSI-së, përcjell Albinfo.ch.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se është ende herët për të organizuar dasma, koncerte dhe ngjarje të tjera. Sektori i gastronomisë, sidomos restorantet e dasmave, disa herë i kanë kërkuar Qeverisë mundësinë për të punuar si restorantet e tjera që punojnë me protokolle. Por edhe të organizojnë dasma, pa argëtime të veçantë me kërcim dhe vallëzim, thjesht vetëm shërbim të darkës.
Oda e Turizmit dhe Gastronomisë është e gatshme të përfshihet në mënyrë aktive në përgatitjen e protokolleve, duke ndjekur përvojën që kanë vendet e tjera. Vetëm në këtë mënyrë do të sigurohen kushte të sigurta për organizimin e këtyre ngjarjeve, respektimi i të cilave do të kontrollohet nga institucionet kompetente – thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, njoftoi disa herë se në fund të majit situata me masat do të lehtësohet dhe se me protokolle do të mund të mbahen festime familjare. Autoritetet kanë qenë gjithmonë decidiv se megjithatë, fjalën e fundit për këtë do ta kenë autoritetet shëndetësore, përkatësisht Komisioni i Sëmundjeve Infektive.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









