Maqedonia
Maqedoni: Një i vdekur dhe 20 raste të reja
Një 63-vjeçar, viktimë e koronavirusit.
Është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktima është një burrë 63 vjeç, i cili kishte qenë në trajtim mjekësor në spitalin e përgjithshëm të Shkupit, që nga 6 maji.
Me këtë numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend ka arritur në 113. Numri më i madh i vdekurve është në Shkup, gjithsej 24 persona, ndërsa qyteti i dytë me më shumë viktima është Kumanova, me 21 vdekur.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 20 raste të reja të të infektuarve në 24 orët e fundit. Prej tyre, 16 janë në Shkup, dy në Kumanovë dhe dy në Prilep.
Numri i personave që ende janë pozitivë me koronavirus është 417 nga 1,941 persona që janë infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 24 janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 1,411.
Ministria ka njoftuar për realizimin e 744 testeve dhe prej tyre 355 janë në kuadër të kontrolleve për punonjësit e kopshteve.
Që nga paraqitja e virusit, në Maqedoninë e Veriut janë bërë gjithsej 24,762 teste.
Drejtuesit e institucioneve edhe të shtunën kanë përsëritur thirrjet për respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusit, në veçanti gjatë festës së Fitër Bajramit që shënohet të dielën.
Maqedonia e Veriut është ndër vendet e rralla që ka lejuar faljen e Bajramit, duke e shtyrë ndalesën për lëvizje nga ora 11:00 deri të martën në orën 5:00.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, në një mesazh drejtuar besimtarëve i ka ftuar që të respektojnë masave të aplikuara nga institucionet shëndetësore.
“Ju lutem tregoni kujdes për shëndetin tuaj deri në eliminimin e tërësishme të masave që po i imponon pandemia, sepse mbrojtja e shëndetit është një obligim i rëndësishëm fetar islam”, ka deklaruar Rexhepi.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











