Maqedonia
Maqedoni: Mungesa e vaksinave ngadalëson procesin e imunizimit të popullatës
Paralajmërimet e autoriteteve janë që deri në fund të verës të arrihet imuniteti kolektiv
Mungesa e vaksinave në vend ka ngadalësuar dukshëm procesin e imunizimit të popullatës.
Gjatë dy javëve të fundit në bazë ditore me dozën e parë vaksinohen nga një mijë deri 1500 qytetarë dhe jo deri në 15.000 siç ishte njoftuar nga autoritetet shëndetësore.
Ardhja e 500.000 vaksinave kineze Sinovak të cilat pritet ta ndryshojnë pasqyrën e gjendjes momentale të imunizimit, duhej të ndodhte javën e kaluar, megjithatë të njëjtat ende nuk janë askund. ALSAT pyeti në ministrinë e Shëndetësisë nëse ka afate të reja për arritjen e sasive të reja të vaksinave, por përgjigje nuk morëm.
Në të gjitha pikat e vaksinimit në vend, gjatë ditës janë shpërndarë 30.000 vaksinat kineze Sinovak të cilat erdhën si donacion nga shteti turk ndërsa në dispozicion për dozën e parë janë edhe vaksinat Pfizer të cilat arrijnë çdo të hënë.
Të martën pritet të arrijnë 20.000 doza Astra&Zeneca donacion nga Greqia ndërkaq në pritje janë edhe një sasi tjetër e atyre ruse Sputnik V për të cilat nuk ka afate konkrete kur do të mbërrijnë. Deri më tani janë vaksinuar rreth 442.928 qytetarë nga gjithsej 449.456 të paraqitur. Me dy doza deri më tash janë vaksinuar rreth 257.000 qytetarë, përcjell Albinfo.ch.
Dy javët e fundit kryesisht bëhet rivaksinimi i atyre të cilët kanë pranuar dozën e parë. Paralajmërimet e autoriteteve janë që deri në fund të verës të arrihet imuniteti kolektiv.
Derisa numri i të vaksinuarve rritet, vazhdon rënia e numrit të rasteve të reja me COVID 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 raste të reja nga 1337 të testuar. Janë shëruar 14 pacientë, ndërkaq një person e ka humbur jetën.
Në Qendrat Covid në Shkup gjatë 24 orët e fundit janë shtruar 4 pacientë me komplikime nga virusi. Gjithsej 36 persona trajtohen nëpër repartet infektive në kryeqytet.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











