Maqedonia
Maqedoni: Mjekët me apel për vaksinim të fëmijëve para nisjes së vitit shkollor
Me afrimin e fillimit të vitit të ri shkollor, mjekët i bëjnë thirrje prindërve të mos neglizhojnë vaksinimin e fëmijëve, pasi kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar shpërthimet e sëmundjeve infektive dhe rrezikun e epidemive, raporton Alsat.
Institucionet shëndetësore theksojnë se vaksinat janë të testuara, të sigurta dhe përfaqësojnë mbrojtjen më të fuqishme për forcimin e imunitetit tek të vegjlit.
Krahas vaksinimit, mjekët këshillojnë që gjatë gjithë vitit shkollor fëmijët të ushqehen shëndetshëm, të konsumojnë mjaftueshëm vitamina dhe lëngje natyrale, si dhe të kalojnë më shumë kohë në ambiente të hapura.
“Një fëmijë që frekuenton shkollën ose qëndron në grupe të zakonshme, zakonisht përballet me pesë deri në shtatë infeksione gjatë vitit. Kjo është pjesë e ndërtimit të imunitetit. Megjithatë, është thelbësore që të ushqehen mirë, të shmangin ambientet e mbyllura dhe të qëndrojnë më shumë në ajër të pastër”, u shpreh dr. Elena Gjinovska Tasevska.
Ekspertët paralajmërojnë se çdo vonesë apo refuzim i vaksinimit rrit rrezikun e rikthimit të sëmundjeve të rënda. Mungesa e vaksinimit lehtëson përhapjen e viruseve dhe e bën parandalimin e tyre shumë më të vështirë.
Një pjesë e prindërve shpesh ndikohet nga dezinformata dhe teori të pabazuara që qarkullojnë në rrjete sociale, duke refuzuar kështu vaksinimin dhe duke e vënë në rrezik jo vetëm shëndetin e fëmijëve të tyre, por edhe të gjithë komunitetit.
Për këtë arsye, autoritetet shëndetësore kanë vendosur vaksinimin si kusht të detyrueshëm për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe shkolla
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











