Maqedonia
Maqedoni: Mbi 300 mjekë shqiptarë janë shpërngulur në pesë vitet e fundit
Kryetari i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë, Nevzat Elezi ka njoftuar se mbi 300 mjekë shqiptarë nga Maqedonia kanë shkuar të punojnë në spitale jashtë vendit në pesë vitet e fundit, teksa sipas tij, vetëm këtë vit, ky numër është më shumë se 50.
Ai u shpreh se jo vetëm mjekët e rinj, por edhe mjekët në moshë dhe personeli tjetër mjekësor si infermierët, fizoterapistët dhe gjinekologët po largohen, raporton Alsat, përcjell albinfo.ch.
“Ka disa faktorë për këtë situatë. Një nga arsyet pse mjekët e rinj largohen nga vendi janë kushtet e këqija. Ata rrallë shkojnë në specializim, nuk regjistrohen në konkurse. Këtu janë edhe specializimet e gjata, të cilat zgjasin gjithsej 6 vjet”, ka thënë ndër të tjera ai.
Ndryshe, sipas shoqatës, në nivel shtetëror, më së shumti mungojnë pediatër, gjinekologë dhe psikiatër.
Spitalet e Tetovës, Kumanovës, Strugës dhe Kërçovës kanë mungesë të specialistëve në fusha të ndryshme.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










