Maqedoni: Gjithnjë e më pak banorë, popullsia në plakje
Për të parandaluar këtë tendencë është miratuar Strategjia Kombëtare për zhvillim demografik, ku veçohet masa e stimulimit të natalitetit
Popullsia në botë po rritet, kurse Maqedonisë po i ulet gjithnjë numri i banorëve dhe popullsia është në plakje, raporton DW.
Vendi e kaloi pragun e moshës demografike, 15 për qind e popullsisë është mbi moshën 60 vjeçe, ndërsa numri i lindjeve është gjithnjë e më i vogël.
Sipas statistikave, tri vitet e fundit ka një rritje të shtimit natyror të popullsisë, por nëse ai krahasohet me numrin e personave të moshuar, përqindja është jo-proporcionale, thotë Spiro Ristovski ministër i punës dhe politikës sociale.
Duke pasur parasysh këtë trend negativ demografik, qeveria e Maqedonisë ka miratuar Strategjinë Kombëtare për zhvillim demografik.“Më këtë strategji parashikohet stimulimi i natalitetit, me të cilin familjet fitojnë të drejtën për shtesë të parave për fëmijët, për fëmijën e parë dhe të tretë. Me këto masa ne i stimulojmë qytetarët që të rrisin numrin e anëtarëve të familjes”, shprehet ministri Ristovski.
Qeveria nuk i ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për mbrojtjen nga plakja e popullsisë apo zbutjen e këtij procesi që është një proces global, thotë profesori universitar Hasan Jashari. Stimulimi i natalitetit nuk është masë e mjaftueshme.
“Lehtësimin e ardhjes së çifteve të reja nga vendet e botës së tretë në Maqedoni. Masat e tjera kanë të bëjnë me përmirësimin e jetesës, mbrojtjes së fëmijëve, shëndetin publik të nënës, masat për përmirësimin e banimit, shkollimit të gjeneratave të reja”, thotë Jashari.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











