Maqedonia
Maqedonia e Veriut var shpresat te presidenca portugeze e BE-së
Maqedonia e Veriut pret që gjatë kryesimit të Portugalisë me Bashkimin Evropian (BE) të miratohet korniza për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se shpreson se Portugalia do të vazhdojë përpjekjet e Gjermanisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Bullgarinë, e cila në samitin e dhjetorit të BE-së vendosi veton ndaj kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut.
“Ne kishim pritje të mëdha që korniza do të miratohej në dhjetor gjatë presidencës gjermane, e cila bëri përpjekje mbinjerëzore për të kapërcyer dallimet me Bullgarinë, por, pa dyshim që pengesat ishin të mëdha që kjo të ndodhte. Pritjet janë të mëdha edhe për presidencën portugeze”, ka deklaruar Osmani në një konferencë për mediat të hënën në Shkup.
Qeveria maqedonase të hënën ka njoftuar se do të nisë koordinimet me të gjitha institucionet e politikës së jashtme për të hartuar kalendarin e aktiviteteve lidhur me bisedimet me Bullgarinë, por edhe partnerët ndërkombëtarë, siç ka thënë, në drejtim të zhbllokimit të vetos bullgare ndaj kornizës negociuese.
Zyrtarët bullgarë ndërkohë mbeten në qëndrimin se pa zgjidhur mosmarrëveshjet për çështjet historike, gjuhën dhe identitetin maqedonas, që sipas tyre kanë “rrënjë bullgare”, nuk do të ketë tërheqje nga vetoja për kornizën negociuese.
Autoritetet maqedonase kanë thënë se mbeten të hapur për bisedime me Bullgarinë, por jo edhe të bëjnë negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonas./TCH
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













