Koronavirusi: çast pas çasti
Maqedoni e Veriut: 22 raste të reja me Covid-19 dhe një i vdekur
Qeveria maqedonase ka raportuar 22 raste të reja si dhe një vdekje nga pandemia e koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit.
Në Shkup janë evidentuar nëntë raste, gjashtë në Tetovë, katër në Prilep dhe nga një në Kumanovë, Veles dhe Ohër.
Viktima ka qenë grua e moshës 79-vjeçare nga Shkupi, e cila ishte shtrirë në spital më 13 maj me simptoma të sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Të dhënat janë bërë të ditura pas kryerjes së 462 testeve nga Instituti i Shëndetit Publik.
Sipas raportit, 16 persona janë shëruar plotësisht dhe prej tyre tetë janë nga Shkupi që ka edhe numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus.
Që nga paraqitja e virusit janë infektuar 1762 persona dhe prej tyre 1267 janë shëruar, 98 kanë ndërruar jetë, ndërsa 397 ende janë aktivë. Deri tani janë realizuar 21,010 teste, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












