Maqedonia
Maqedoni, 3 mijë vaksina do të arrijnë të dielën përmes DHL-së
Mediat maqedonase shkruajnë se të dielën priten të arrijnë 3 mijë dozat e para të vaksinave përmes postës DHL. Kështu deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev. Ai gjithashtu tha se tani më kanë informacion edhe nga mekanizmi Kovaks, ndërsa presin që dozat e para të arrijnë në fund të këtij muaji.
Kreu i Qeverisë potencoi se kanë edhe oferta të reja me kompaninë Astra Zeneka, kurse sot do të bisedojë me përfaqësuesit britanikë, nëse do të munden për 8-10 ditë të arrijnë edhe ato vaksina
“Kanë arritur edhe informacionet nga Kovaks që do të arrijnë sasitë e para, deri në fund të kuartalit të parë, kjo do të thotë deri në fund të këtij muaji, me shumë mundësi edhe ato janë mes 20.000 apo 30.000 vaksina që do të arrijnë, kështu që në muajin mars do të fillojë vaksinimi masiv, përmes punonjësve shëndetësorë, normalisht ashtu si është në protokollet”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev. /Albinfo.ch
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










