E-Diaspora

Maqedonasi irritohet pasi përmbaruesi nuk nxori këpucët, pas kërcënimit dënohet lehtë

Në nëntor ndodhi një debat kërcënues mes përmbaruesve dhe një të pandehuri në Vaduz të Lihtenshtajnit, shkruan “volksblatt.li”.

Gjithçka u tensionua pasi i pandehuri nga Maqedonia kërkoi të shkojë deri të vetura për të marrë një pjesë të dokumentave që lidheshin me gjykimin. Në garazhë u ngritën zërat, për shkak se atje atë e priste një i njohur, ndërsa punonjësit e drejtësisë për shkak të dyshimeve të pronësisë së veturës vendosën ta kontrollojnë. Më pas ata vendosën ta kontrollojnë edhe vendbanimin e tij. Aty maqedonasi u zemërua dhe shqiptoi edhe fjali kërcënuese si “..atëherë unë ju vras të gjithëve!”.

Përkundër kësaj, i pandehuri ka mohuar se ka kërcënuar ndokënd dhe e paraqiti veten në rolin e viktimës. Megjithatë kjo deklaratë nuk është besuar nga Gjykata, për shkak se nuk përputhej me të një dëshmitari që kishte ndodhur aty gjatë përleshjes verbale. Gjykata e dënoi lehtë: gjashtë javë burg, ndërsa me kusht deri në tre vjet. Vendimi nuk është i plotfuqishëm.

“Nxiri këpucët në shtëpi”

Një prapaskenë e konfliktit ka ndodhur përpara disa viteve kur përmbaruesi nuk i kishte nxjerrë këpucët të shtëpia e maqedonasit. Pikërisht ky ‘problem’ ka nxitur të bëjë një pyetje median e Lihtenshtajnit: A duhet një përmbarues ti nxjerri këpucët gjatë kontrollit në një shtëpi?