Sport
Manchester City, 50 milionë euro për Xhakën!
Trajneri i ardhshëm i Cityt, Pep Guradiola është një fans i madh i Xhakës dhe ai po kërkon me ngulm për ta transferuar lojtarin shqiptar
50 milion¨3 euro është i gatshëm të shpenzojë Manchester City për ta transferuar Granit Xhakën.
Granit Xhaka mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë shqiptar. Ekipi i njohur anglez, Manchester City është i interesuar për mesfushorin e Borussia Mönchengladbachut, Granit Xhaka.
Sipas gazetës gjermane bild, trajneri i ardhshëm i Cityt, Pep Guradiola është një fans i madh i Xhakës dhe ai po kërkon me ngulm për ta transferuar lojtarin shqiptar, transmeton “albinfo.ch”.
Për këtë arsye klubi anglez është i gatshëm të shpenzojë 50 milionë euro për shërbimet e tij.
Kjo nuk është skuadra e vetme angleze që po interesohet për Xhakën. Për të, kanë shprehur interesim edhe dy skuadra tjera, Arsenal dhe Chelsea.
Në anën tjetër edhe Xhaka nuk e fsheh dëshirën për të luajtur sezonin e ardhshëm në premierë ligën angleze. “Të luaj në Angli është ëndrra ime. Këtë nuk e mohoj dhe dua që kjo ëndërr të më plotësohet”, ka thënë Xhaka, citon “blick.ch”.
Por, a pritet që ai të largohet nga klubi gjerman gjatë verës? “Unë dua vetëm të përqendrohem në futboll. Nuk dëshiroj të flas tutje rreth transferimit. Unë kam kontratë me Mönchengladbach deri në vitin 2019 dhe aktualisht kjo është e gjitha për mua”, është shprehur kapiteni i Mönchengladbach.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











