Koronavirusi: çast pas çasti
Mali i Zi nuk e hap kufirin me Serbinë
Vendimi i Malit të Zi për të mos i hapur kufijtë me Serbinë ka shkaktuar zemërim në Beograd.
Ministrja serbe e Transportit, Zorana Mihajlovic, tha se një hap i tillë bie ndesh me parimet e lirisë së lëvizjes, mbi të cilat bazohet Bashkimi Europian dhe se nuk i kontribuon marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon.
“Mali i Zi, në procesin e integrimit europian, ka përparuar më shumë se Serbia dhe disa vende të tjera të rajonit. Për këtë arsye, ai duhet të ishte shembull për të tjerët. Por, në vend të kësaj, midis njerëzve krijohen artificialisht barriera”, tha Mihajllovic sipas REL.
“Ky vendim e thotë qartë se jo vetëm Mali i Zi ka det dhe unë besoj se qytetarët tanë do ta kuptojnë këtë mesazh”, shtoi ministrja. Të hënën, qeveria malazeze bëri të ditur se me cilat vende do t’i rihapë kufijtë, pasi vendi e shpalli të mbyllur pandeminë e koronavirusit.
Në mesin e tyre janë: Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Shqipëria dhe Greqia, me të cilat kufijtë do të rihapen në ditët e para të qershorit. Sipas autoriteteve malazeze, këto vende i kanë plotësuar kushtet e duhura epidemiologjike të Institutit të Shëndetit Publik, që do të thotë se kanë përkatësisht deri në 25 të infektuar me koronavirus në 100,000 banorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











