Integrimi
Makolli në Konferencën Ministrore për Diasporën në Paris
Ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli mori pjesë në Konferencën Ministrore për Komunitetet kombëtare të vendosura jashtë vendit (diaspora) të organizuar nga Ministria e deleguar për francezët jashtë vendit, Hélène Conway-Mouret.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli mori pjesë në Konferencën Ministrore për Komunitetet kombëtare të vendosura jashtë vendit (diaspora) të organizuar nga Ministria e deleguar për francezët jashtë vendit, znj. Hélène Conway-Mouret. Në konference morën pjesë mbi tridhjetë delegacione shtetërore nga vende të ndryshme, Organizata Botërore e Migracionit si dhe ekspertë nga CNRS (Këshilli Kombëtar për Hulumtime Shkencore) si dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OCDE/OECD).
Gjatë konferencës janë diskutuar dy tema kryesore: “Përfaqësimi politik dhe shprehja e shtetësisë për emigrantët në vendin e tyre nga njëra anë, dhe roli i komuniteteve të mërgimtarëve në ekonominë e vendit të tyre të origjinës”. Qëllimi i konferencës është shkëmbimi i informatave dhe praktikave më të mira mes shteteve që kanë numër të madh të mërgimtarëve.
Në fjalën e tij, ministri Makolli nënvizoi rolin thelbësor të diasporës gjatë proceseve të rëndësishme të vendit para, gjatë dhe pas luftës. Më tej, duke rikujtuar rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik dhe politik, ministri Makolli theksoi përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës për përfshirjen sa më të gjerë të mërgatës në jetën politike, ekonomike dhe socio-kulturore të vendit.
Ministri Makolli po ashtu nënvizoi rëndësinë e shkëmbimit të praktikave dhe përvojave më të mira të shteteve të ndryshme për të krijuar dhe zhvilluar raporte sa më cilësore mes qeverive dhe komuniteteve të ndryshme të vendosura jashtë vendit të tyre.
Gjatë konferencës, ministri Makolli ishte shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi dhe ministri këshilltar i ambasadës, Lulzim Hiseni.
Në margjina të konferencës, ministri Makolli zhvilloi takime të veçanta me ministren e Komuniteteve të Republikës së Cape Verd-it, Fernanda Ferandes, zv/ministrin e Salvadorit për salvadorianët të vendosur jashtë vendit, Juan José Garcia si dhe me zv/ministrin grek të punëve të jashtme dhe i ngarkuar për diasporën greke, Konstations Tsiaris.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











