Lajme
Makolli: “Diaspora në Zvicër, kapital intelektual e politik i Kosovës”
Tossato: komunitetit kosovar është i integruar mirë në Zvicër, vlerat e tij tashmë po vërehen në shumë sfera të jetës edhe në Lozanë
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, është takuar me një delegacion nga Zvicra, i kryesuar nga Oskar Tossato, Këshilltar në Departamentin për Fëmijë, të Rinj dhe Ndërlidhje Shoqërore në komunën e Lozanës.
Makolli ka falënderuar shtetin zviceran për gjithë ndihmën që ka dhënë dhe po jep për zhvillimin e shtetit të Kosovës.
Duke pasur parasysh që në Zvicër jeton një numër i madh i kosovarëve, ministri Makolli ka thënë se Ministria e Diasporës është e interesuar që ta thellojë edhe më shumë bashkëpunimin ndërshtetëror.
“Jemi të interesuar që qytetarët tanë në Zvicër të ruajnë identitetin e tyre kombëtar, por njëkohësisht të integrohen mirë në shoqërinë zvicerane. Ne i gëzohemi çdo suksesi të diasporës sonë në Zvicër”, ka deklaruar Makolli.
Ministri Makolli, para delegacionit zviceran paraqiti shqetësimet e diasporës kosovare në sfera të ndryshme të jetës, ndër to edhe të arsimimit në gjuhën amtare, çështje kjo për të cilën angazhohet MeD.
Makolli, po ashtu ka deklaruar se diaspora në Zvicër është një kapital intelektual e politik.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke hartuar politika që do të hapnin mundësi të mira për investime të qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit.
Kurse, Oskar Tossato, Këshilltar në Departamentin për Fëmijë, të Rinj dhe Ndërlidhje Shoqërore në komunën e Lozanës, ka theksuar se, arsimimi në gjuhën amtare është i rëndësishëm dhe se autoritetet lokale të Lozanës, kanë ofruar infrastrukturë komunitetit shqiptar që të vijoj mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
Ai ka deklaruar se është i interesuar të thellojë bashkëpunimin me institucionet në Kosovë.
Sipas tij, komunitetit kosovar është i integruar mirë në Zvicër dhe se vlerat e tij tashmë po vërehen në shumë sfera të jetës edhe në Lozanë.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini