Bota
Makina godet nënën dhe fëmijën në zebër
Djali fillon t`i bërtas shoferit dhe ta godas veturën e tij.
Në mediat sociale është postuar një video e një aksidenti automobilistik në Kinë, në të cilën një shofer godet një nënë dhe fëmijën e saj duke kaluar rrugën në vendkalimin për këmbësorë.
Aksidenti i kapur nga kamera e mbikëqyrjes është e vështirë të shpjegohet, pasi nëna dhe fëmija thjesht po kalonin zebrën dhe automjeti që i goditi ata po lëvizte mjaft ngadalë.
Djali fillimisht u përpoq ta ndihmonte nënë e tij dhe më pas goditi makinën dhe filloi t’i bërtasë vozitësit të automjetit.
Shoferi doli nga makina dhe u përpoq të ndihmonte gruan dhe përfundimisht e çoi në spital, ku nuk u identifikuan lëndime të rënda.
Policia ka përcaktuar se shoferi ishte përgjegjës ekskluzivisht për aksidentin, dhe nuk dihet pse ai thjesht nuk u ndal në vendkalimin për këmbësorë.
Aksidenti i çuditshëm, i cili fatmirësisht përfundoi pa pasoja tragjike, mund të shihet më poshtë.
https://youtu.be/g7wYvp6Taek
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












