Shkurt.ch
Majtistët radikalë kërcënojnë Fischerin për Kosovën!
Si motiv për këtë aksion "antikapitalistët e Winterthurit" përmendin mbështetjen e tij për sulmet e NATO-s në Kosovë, në vitin 1999
Atë që bashkëpartiakët e tij militantë gjermanë i kishin bërë në vitin 1999, kërcënojnë t`ia bëjnë disa zviceranë. Mbështetja e tij për Kosovën në të dyja rastet është “gabimi” i Fischerit!
„Bashkësia Antikapitaliste e Winterhurit“ , një lëvizje e ekstremit të majtë ka apeluar te ithtarët e saj që të shtunën të gjuajnë “me torta dhe me këpucë” Joschka Fischerin, ish ministrin e jashtëm të Gjermanisë.
Si motiv për këtë aksion kundër ish ministrit gjerman ata përmendin mbështetjen që ai i kishte bërë sulmeve të NATO-s në Kosovë, në vitin 1999.
Anëtarët e bashkësisë së përmendur, që ndryshe njihen si “autonomët e majtë” e quajnë Fischerin “nxitës të luftës”, të ciliun “duhet përshëndetur me torta dhje me këpucë”. Fischer kishte paralajmëruar pjesëmarrjen në një konferencë që mbahet këtë në ditë në qytetin Winterthur të kantonit të Cyrihut.
Siç shkruan gazeta e Winterthurit “Landboten” duke cituar një zëdhënës policie, Fischer ka kontaktuar edhe njëherë policinë për të pyetur nëse siguria e tij gjatë konferencës është e garantuar. Në rast të kundërt, ai lë mundësinë të heqë dorë nga pjesëmarrja.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










