Sport
Majlinda Kelmendi, shpresa dhe krenaria e sportit kosovar
Majlinda, në dy garat e fundit, ka marrë pikë maksimale, që i kanë siguruar asaj pjesëmarrjen në mënyrë automatike në lojërat olimpike

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka thënë se xhudistja Majlinda Kelmendi me sukseset që ka arritur deri tash paraqet shpresën dhe krenarinë e shtetit.
Ai u takua me xhudisten Kelmendi dhe trajnerin e saj, Driton Kuka, me ç`rast kanë biseduar për sukseset që Majlinda i ka arritur këto dy javët e fundit, si dhe për angazhimet në të ardhmen, e që kanë synim pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Lojërat Olimpike “Londra 2012”.
Majlinda Kelmendi në dy garat e fundit, në Itali dhe Bjellorusi ka marrë pikë maksimale, që i kanë siguruar asaj përfundimisht pjesëmarrjen në mënyrë automatike në lojërat olimpike në vitin e ardhshëm.
Ministri Krasniqi ka thënë se ndjehet mjaft i lumtur për sukseset e fundit dhe shtoi se me këto të arritura të Majlindës deri tash, i gjithë populli i Kosovës është ndjerë krenar.
Mbështetja ime, ka theksuar ministri, e ministrisë dhe e gjithë institucioneve tjera shtetërore nuk do të mungojë në asnjë moment.
Xhudistja Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj Driton Kuka, kanë falënderuar ministrin për mbështetjen e madhe që iu ka dhënë deri tash dhe për kujdesin e vazhdueshëm që po tregon.
Ata njoftuan ministrin për rezultatet e arritura kohëve të fundit dhe për planet dhe garat tjera ndërkombëtare, në të cilat Majlinda do të marrë pjesë, deri në fillimin e lojëra olimpike.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini