Shqipëria
Majko: S’ka klimë të favorshme për investimet e diasporës
Ministrit të Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko është shprehur i pa kënaqur me barrierat që po krijohen në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Ai ka thënë se dy qeveritë duhet të hapin kufijtë për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, që do të ishte një ndihmues i madh i këmbimeve dhe investimeve.
Ministri Majko në intervistën për KosovaPress thotë se bashkëpunimi i Shqipërisë me Kosovën duhet të ndodhë në vepër, jo në letër.
Ai thotë se nuk ka klimë të favorshme për investimet e diasporës në Shqipëri dhe Kosovë. Sipas tij, as ofertë ekonomike ende të mirëfilltë nuk ka.
“Po të ishte klima kaq e favorshme, nuk do të diskutonim krijimin e dhomës së biznesit të diasporës në Shqipëri dhe të odës së biznesit të diasporës në Kosovë. Kemi administrata të cilat në një pjesë të madhe ende janë mediokre dhe që kur dikush ju flet shqip e respektojnë më pak se sa kur dikush ju flet anglisht, gjermanisht apo frëngjisht dhe kjo duhet thënë kështu siç është. Kështu që, nga ky këndvështrim mendoj që ne duhet të kuptojmë të folurën shqip në ekonomi dhe këtë jam i bindur që do t krijojmë nëpërmjet krijimit të mekanizmave se sa të dashurisë së politikës për diasporën. Dashuria e politikës është si puna e erës, është sot, nesër ikën. Ndërsa mekanizmat që po diskutojmë, të shkruara në ligj do të mbesin”, ka thënë Majko.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












