Shqipëria
Macron i jep ‘ultimatum’ BE-së: Hapni negociatat me Shqipërinë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka dërguar një letër konfidenciale të gjithë ambasadorëve francezë të atashuar në vendet brenda Bashkimit Evropian, ku u vendos një ultimatum mbi hapjen e procesit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda vitit 2021.
Sipas burimeve konfidenciale të Albanian Post nga Elysee-ja, dy data janë caktuar nga Macron.
Afati për zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të jetë 14 dhjetori.
Pra, dy vendet ballkanase duhet të arrijnë brenda kësaj date një marrëveshje mbi veton bullgare ndaj maqedonasve, e cila pengon rrjedhimisht edhe Shqipërinë të hapë negociatat.
Data e dytë është ajo e 31 dhjetorit. Brenda fundit të vitit, Macron ka kërkuar që hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të jetë e faktuar.
Simbolika e datës 14 është ajo e mbajtjes së mbledhjes së shefave të vendeve të Bashkimit Evropian. Nëse marrëveshja arrihet brenda saj, atëherë Unioni mund të konfirmojë nisjen faktike të integrimit për Tiranën dhe Shkupin.
Një agjendë intensive takimesh pritet të kryhet nga ambasadorët francezë në vendet e BE-së gjatë muajit të fundit të mbetur, deri më datë 14 dhjetor.
Ky është edhe një ndër hapat më konkretë që merret prej kohësh nga një vend anëtar pro-Shqipërisë mbi hapjen e negociatave.
Mendohet se arsyeja kryesore e kësaj shtytjeje nga Elysee-ja është fakti që Franca merr Presidencën e unionit më 1 janar 2022.
Për këtë arsye, Parisi nuk dëshiron të marrë me vete një problem të shkuar të pazgjidhur.
Mbi këtë premisë, Macron ka marrë edhe aprovimin e zërave drejtues më të lartë brenda BE-së. Mes të shumtëve, edhe atë të kancelares gjermane në largim, Angela Merkel.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












