CH-Ballkani
Macron: Franca do marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë
“Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe ne duhet të ndihmojmë që kjo të bëhet fakt”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Ai i bëri këto komente në Beograd – ku po qëndron për vizitë dyditëshe – pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Macron tha se Evropa duhet ta mbështesë rinisjen e dialogut për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje konkrete në muajt e ardhshëm.
“Unë do të angazhohem personalisht për këtë, sepse besoj në Evropë”, tha Macron në konferencën për media.
I pyetur nëse Franca mund të ofrojë zgjidhje konkrete për vazhdimin e dialogut, Macron tha: “Nuk jam këtu për t’ju dhënë mësim”.
“Nuk kam përgjigje, nuk ka zgjidhje magjike as në xhepin tim, as në atë të Gjermanisë, të Shteteve të Bashkuara apo të Rusisë”, tha Macron, duke paralajmëruar një takim të ri të delegacioneve.
“Do të organizoj një takim të posaçëm me udhëheqësinë e Kosovës, me ju, kryeministren e Serbisë dhe kancelaren (gjermane, Angela) Merkel… Franca është e angazhuar për të gjetur një marrëveshje të qëndrueshme”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












