Lajme
Macron: Britania nuk do të trajtohet njëjtë pas daljes nga BE-ja
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar të premten se ndonëse Franca ka dëshiruar të mbajë lidhje të forta me Britaninë pas Brexitit, tani ky shtet nuk mund të presë që të trajtohet në të njëjtën mënyrë sikur në kohën që ishte pjesë e Bashkimit Evropian.
“Nuk mund të jetë brenda dhe jashtë”, ka thënë Macron, duke iu referuar Britanisë.
“Populli britanik ka vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian. Nuk do të ketë obligimet e njëjta, andaj edhe nuk do të ketë të drejtat e njëjta”.
Macron ka thënë se ai do të mbrojë interesat e peshkatarëve, bujqve dhe punëtorëve francezë, në negociatat që do të zhvillohen në të ardhmen mes Britanisë dhe BE-së.
“Në këto negociata, të 27 vendet do të jemi të bashkuar”, ka thënë ai.
Lideri francez njihet për një linjë të ashpër ndaj Brexitit, që nga fazat fillestare të këtij procesi.
Pas largimit të Britanisë nga BE-ja më 31 janar, Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një periudhë tranzitore 11-mujore, në të cilën do të zbatojë rregullat e bllokut evropian, mirëpo nuk do të përfaqësohet në institucionet e tij.
Kjo periudhë pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor.
Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë qenë për dalje të Britanisë nga BE-ja, kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













