Kosova
LVV propozon Albin Kurtin për mandat të ri si kryeministër të Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka konfirmuar mbështetjen e saj për kryetarin e partisë, Albin Kurtin, duke e propozuar atë për një mandat të ri në krye të Qeverisë së Kosovës. Vendimi është marrë me votë unanime gjatë mbledhjes së 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të subjektit politik, bëjnë të ditur mediat në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, LVV doli forca e parë politike duke fituar 48 ulëse në Kuvend, por pa arritur shumicën e nevojshme për të formuar e vetme qeverinë e re.
Ky hap i LVV-së vjen vetëm disa ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi një masë të përkohshme që u ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime për krijimin e institucioneve të reja deri më 30 shtator. Ky vendim është kritikuar nga LVV, e cila ka theksuar nevojën për të mos e bllokuar procesin e formimit të qeverisë dhe për të ecur përpara me konstituimin e institucioneve.
E-Diaspora
-
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë Mbrëmë, në hapësirat e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, u hap ekspozita... -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë” -
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti









