Jeta në Zvicër
Luzern: Vitin e kaluar janë natyralizuar rreth 70 kosovarë
Nga nacionalitetet, numrin më të madh e përbënin gjermanët me 14 për qind, të ndjekur nga banorët e Kosovës (13%) dhe ata të Sri Lankës (9%)
Komisioni i Natyralizimit të Luzernit ka shqyrtuar 629 raste gjatë vitit 2017. Kjo është për 20 më shumë sesa vitin paraprak. Më së tepërmi natyralizime kërkonin gjermanët dhe kosovarët, shkruan zentralplus.ch.
Ndërsa numri i përgjithshëm i natyralizimeve ishte 559 persona (para një viti: 498), nga nacionalitetet, numrin më të madh e përbënin gjermanët me 14 për qind, të ndjekur nga banorët e Kosovës (13%) dhe ata të Sri Lankës (9%). Mosha mesatare e të natyralizuarve ishte 29.1 përqind. Në shifra kjo është rreth 73 kosovarë janë bërë zviceranë.
Kërkesat tjera ishin refuzuar për shkak se personat nuk kishin ditur mirë gjermanishten, raporte jo të rregullta financiare, mungesë të integrimit kulturor si dhe mungesë të njohjeve të sistemit politik vendor, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të forcimit të ligjeve për marrjen e pasaportës helvete nga 2018, shumica e kërkesave ishte parashtruar në dhjetor 2017.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












