Lajme
Luzern: Po zhvillohet simpoziumi i 6-të shkencor i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër

Simpoziumi i 6-të i mjekëve shqiptarë në Zvicër po zhvillohet sot në ambientet e Kultur- und Kongresszentrum Luzern me fokus te çrregullimet psikosomatike
Simpoziumi po zhvillohet nën temën aktuale: “Çrregullimet psikosomatike një perspektivë multidisiplinare në diagnostikë dhe trajtim.”
Ngjarja ka nisur me fjalën përshëndetëse të Dr. Mentor Bilalit, president i LMSHZ-së, dhe po vijon me një sërë prezantimesh nga mjekë shqiptarë të suksesshëm në Zvicër, të cilët ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre në fusha të ndryshme të mjekësisë, transmeton albinfo.ch.

Prezantimet e deritanishme kanë përfshirë:
Dr. Alban Neziri, i cili flet për depresionin dhe psikozën pas lindjes
Dr. Emrush Rexhaj, që shpjegon ndikimin e programimit fetal në çrregullimet kardiake dhe psikiatrike
Dr. Asim Rraci, që trajton çështjen e sindromës së zorrës së irrituar
Po ashtu, janë duke u zhvilluar diskutime mbi lidhjen mes psikosomatikës dhe fushave të tjera si psikiatria, mjekësia e familjes, urologjia dhe stomatologjia. Ndërhyrjet janë të pasura në përmbajtje dhe po shoqërohen me pyetje të shumta nga audienca, ku mbizotëron një atmosferë profesionale dhe bashkëpunuese.
Pas pjesës shkencore, është parashikuar të zhvillohet edhe Kuvendi i 4-të i përgjithshëm i LMSHZ-së, ndërsa në fund të pasdites, pjesëmarrësit do të ftohen në një Apéro Riche, ku përveç shijimit të ushqimeve, do të kenë mundësinë të forcojnë rrjetin e kontakteve profesionale dhe miqësore.
Pjesëmarrja në simpozium është falas teksa janë dhjetëra mjekë shqiptarë nga e gjithë Zvicra të pranishëm në sallë.
Ngjarja është një dëshmi e fuqishme e organizimit, profesionalizmit dhe kontributit të mjekëve shqiptarë në sistemin shëndetësor zviceran.
Të ngjashme

Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicėr mban Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor
- Lidhja e mjekëve shqiptarë drejt finalizimit
- Diabeti, temë e simpoziumit të Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
- Campestrini: Shëndeti, një e drejtë për të gjithë fëmijët
- Doktori shqiptar hap një Spitex të specializuar për emigrantët në Zvicrën Lindore
- Dr. Alban Y. Neziri: Rasti i ish-ministrit Latifi tregon se kthimi po sabotohet
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave Bashkatdhetarët që po kthehen për pushime verore në vendlindje janë mirëpritur me një lehtësi të veçantë...
-
Arratiset gjatë transportit të të burgosurve – Policia kërkon 23-vjeçarin shqiptar
-
Ftesë shoqatave shqiptare për tu bashkuar në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve
-
Vera e Prizrenit, 2025, zemra kulturore që rrah për diasporën
-
Gjakova në qendër të kulturës shqiptare me edicionin e dytë të festivalit “Ditët e shqiptarit”
Jeta në Austri
-
27.8% e austriakëve: Mbi 2.5 milionë njerëz me prejardhje migrimi Popullsia e Austrisë vazhdon të rritet vetëm për shkak të migrimit, sipas Statistikave të Austrisë. Në...
-
Austri: Popullsia do të tkurrej ndjeshëm pa imigracion
-
Austri: Shembet ura për këmbësorë në Linz, dy persona plagosen rëndë
-
Austri: Ankesa ndaj kërkesave strikte për efikasitet energjetik në ndërtesat e reja
-
Austri: Vetëm 14% e të rinjve duan të qëndrojnë në vendet e tyre aktuale të punës