Kultura
“Lumturimi” i Helidon Xhixhës i jep jetë sheshit në qytetin gjerman
“Ky është një vend për të ëndërruar, për të shijuar dhe për t`u shlodhur”, ka thënë drejtuessja e kompanisë, Margit Harting gjatë “pagëzimit” të “Bliss” në praninë e artistit shqiptar

Dy muaj para përurimit zyrtar të “European Distribution Center (EDC) të kompanisë HARTING në qytetin Espelkamp ka tashmë shenjën e vet të veçantë dalluese: në një bregore të vogël në arealin e EDC është promovuar një skulpturë metalike tri metra e lartë, me banka për pushim të vendosura rreth saj, shkruan harding.com.de.
Është fjala për veprën artistike e artistit shqiptar Helidon Xhixha me emrin “Bliss” (shqip: Lumturim), e cila në vitin 2016 ishte shpërblyer në Bienalen e parë të Disenjit në Londër me çmimin e publikut, transmeton albinfo.ch.
“Ky është vendi më i mirë për Bliss”, ka thënë Xhixha, artisti i cili ka bërë emër në botë me skulpturat e tij dhe instalacionet nga çeliku i pandryshkshëm dhe veprat e të cilit janë prezantuar tashmë në ekspozita të ndryshme në Evropë, Amerikë dhe në Lindjen e afërt.
Në ansamblin e rrumbullakët të përbërë nga katër elemente të ngritura individuale pasqyrohet ambienti dhe vështruesit e drejtpërdrejtë të tij, përcjell albinfo.ch. “Ky është një vend për të ëndërruar, për të shijuar dhe për t`u shlodhur”, ka thënë drejtuessja e kompanisë, Margit Harting gjatë “pagëzimit” të “Bliss” në praninë e artistit.
“Lumturimi” është vepra e parë e skulptorit shqiptar e vendosur në Gjermani nën qiell të hapur. Emri i saj ka të bëjë me qendrën e poliist (qytetit) grek dhe i referohet filozofisë së Platonit.
“Bliss” ka qenë fillimisht pjesë e një ekspozite në Zvicër dhe atje ka ngjallur interesimin e Dietmar dhe Margit Harting. Kështu, tash vendin e vet të prehjes përfundimtare vepra artistike e ka vetëm pak hapa nga hyrja kryesore e EDC.
“Kjo është lumturia (Bliss). Ne jemi të lumturuar për faktin se kjo vepër e pazakonshme arti tani do të qëndrojë përgjthmonë te ne në Espelkamp”, ka thënë e gëzuar Margit Harting gjatë përurimit.
E-Diaspora
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep Mësohet se me një operacion të Karabinierëve në zonën e Centro-s, Genova, çoi në arrestimin e...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
Jeta në Austri
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri Ndër ngjarjet kryesore të kësaj jave, zbulohet se çfarë do të thonë rezultatet e zgjedhjeve të...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare