Shqipëria
Lumi Vjosa shpallet trashëgimi botërore në UNESCO
Moment historik: Vjosa në listën e UNESCO-s
Një lajm historik për Shqipërinë: lumi Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s, duke u bërë pjesë e listës së trashëgimisë botërore, transmeton albinfo.ch.
Njoftimi u bë gjatë Kongresit Botëror mbi Rezervat e Biosferës në Kinë, ku flamuri shqiptar u ngrit nga kryetarë bashkish dhe përfaqësues të Parkut Kombëtar të Vjosës, duke nderuar punën e komuniteteve që jetojnë pranë lumit.
Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi, falënderoi ekipin e saj dhe ekspertët e UNESCO-s për përpjekjet që çuan në këtë njohje ndërkombëtare, ndërsa Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një moment krenarie kombëtare, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së lumit për brezat e ardhshëm.
Ky status ndërkombëtar jo vetëm mbron një nga lumenjtë më të rrallë në botë, por gjithashtu nxit mbrojtjen e biodiversitetit dhe trashëgimisë natyrore në Shqipëri. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













