Shkurt.ch
Lulzim Berisha: “Më 12 mars kam lindur për së dyti dhe për këtë i falem policisë”
Ditëlindjen e vërtetë Lulzim Berisha e ka diku në muajin tetor por ai thotë se 12 marsi 2016 është dita kur ai «ka lindur për së dyti». Dhe kjo, vetëm falë reagimit të shpejtë të policisë zvicerane.
Të rikujtojmë: Në orët e hershme të mëngjesit të 12 marsit, Lulzimi, duke hipur në veturë dhe duke e nisur atë me shpejtësi, kishte shpëtuar nga të shtënat që një shqiptar tjetër, i njohur i tij, i kishte shkrepur në drejtim të tij. Pastaj, dorasi e kishte ndjekur me makinë nëpër autostradë derisa makina e Lulzimit u ndalua dhe shpërtheu papritmas në zjarr.
Këto skena që u ngjanin atyre të filmave action, për Lulzimin ishin skena të vërteta dhe shumë të frikshme, tregon ai për televizionin regjional të Aargaut, «Tele M1».
Për fat, Berisha e kishte alarmuar policinë derisa ende ishte duke ikur me veturë. Pas shpërthimit të zjarrit ai është fshehur në afërsi të rrugës, me frikën nga ndjekësi. Për fat, policia ka ardhur shpejt dhe gjithçka ka përfunduar pa pasoja të mëdha, transmeton albinfo.ch.
Policët pak më vonë kanë kapur personin që ka gjuajtur me armë Lulzimin, ndërsa të nesërmen, edhe personin tjetër që ishte me të në makinë.
Më tutje, Lulzim Berisha tregon se derisa po voziste mercedesin e tij, kishte vënë re se po e ndiqte një person me makinën Audi. Kur ai ndalon makinën në Spreitenbach për të pyetur tjetrin për arsyen e ndjekjes, ky i fundit qëllon me armë në drejtim të tij. Siç është konstatuar pastaj nga policia, personi që ka qëlluar me armë dhe e ka ndjekur pastaj, është po ashtu një kosovar i moshës 37 vjeçare, nga qyteti Winterthur, përcjell albinfo.ch. Si pasojë e të shtënave, makinës fillimisht i dështon sistemi elektronik.
Më tutje, pak para se të mbërrinte te tuneli Bareg, ajo shpërthen në zjarr, nga i cili shkatërrohet në tërësi.
Arsyen përse kishte ndodhur fare kjo ndjekje dhe gjuajtje me arme, Lulzimi nuk dëshiron ta zbulojë para medieve. Ndërkohë, bashkëshortja e personit që ka qëlluar me arme drejt tij citohet të ketë thënë se Berisha i kishte para borxh bashkëshortit të saj.
Cila do që të ketë qenë arsyeja e gjithë kësaj drame që ka përjetuar, Lulzimi është i sigurt vetëm për një gjë: ai ua detyron jetën e tij «të dytë» policëve zviceranë, transmeton albinfo.ch. Ata kishin arritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe e kishin shpëtuar atë nga vdekja, që siç mendon ai, i ishte përgatitur.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













