Kosova

Lulzim Basha ia ‘mbyll’ derën e partisë Sali Berishës

30 vjet pas themelimit të Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berishës iu 'mbyll' dera e partisë

Lulzim Basha, të cilin Berisha e rriti politikisht, sot mori vendim për ta përjashtuar nga partia themeluesin e saj, raporton Albinfo.ch.

“Ne e konsiderojmë SHBA-në aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë. Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen. Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë Berishës, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështjeje në rrugë gjyqësore, Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do t’i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8-vjeçar i Edi Ramës”, tha Lulzim Basha përmes një adresimi në një video-mesazh.