Bota
Luksemburgu, vendi i parë në botë me transport publik falas
Luksemburgu do të jetë vendi i parë në botë që pritet të ketë transport publik falas për të gjithë. Biletat në transportin publik që përfshijnë udhëtimin me tren, tramvaj dhe autobusë do të hiqen në verën e ardhshme. Ky vendim është marrë nga koalicioni i ri qeverisës, i drejtuar nga Xavier Bettel, i cili u betua për një mandat të dytë si kryeministër të mërkurën, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Aktualisht biletat kushtojnë rreth 2 euro, ku në një qytet të vogël mbulon pothuajse të gjithë udhëtimin. Për të funksionuar sistemi i transportit në Luksemburg kushton rreth 1 miliard euro në vit, por si rezultat i ofertave koncesionare çmimet janë vetëm 30 milionë euro në vit.
Ky vendim erdhi pas një studimi të bërë në vitin 2016, ku rezultonte se drejtuesit e automjeteve shpenzonin mesatarisht 33 orë të bllokuar në trafik. Luksemburgu ka një popullsi prej 600,000 banorë, nga të cilët rreth 200,000 njerëz që jetojnë në Francë, Belgjikë dhe Gjermani kalojnë kufirin çdo ditë për të punuar në këtë qytet.
Edhe në disa qytete të mëdha të SHBA-së, ofrohet transporti falas në mënyrë që të zvogëlohet mbingarkimi i rrugëve.
Pas premtimit të transportit falas, qeveria e re në Luksemburg po shqyrton gjithashtu mundësinë e legalizimit të kanabisit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














