Lajme
Luksemburgu ndërpret pranimin e azilkërkuesve
Ky shtet nuk ka kapacitete të pranojë më refugjatë, shumica e të cilëve vijnë nga Serbia, Maqedonia dhe Kosova

I përballur me fluksin e papërballueshëm të refugjatëve, shteti i vogël i Beneluksit, Luksemburgu, ka vendosur të mos pranojë më fare refugjatë.
Ministri për migracion i këtij vendi Nicolas Schmit ka deklaruar për mediet e vendit se Luksemburgu nuk është më në gjendje të pranojë azilkërkuesit e rinj që ia mësyjnë në vazhdimësi dhe në numër të madh, raporton portali rponline.de.
Sipas tij, vetëm në javën e fundit në Luksemburg janë paraqitur me kërkesat e tyre për azil 160 veta. Shumica e tyre kanë ardhur nga Serbia, Maqedonia dhe Kosova. Schmitt ka thënë se në këtë gjendje janë të domosdoshme bisedimet me qeveritë e vendeve prej të cilave kanë ardhur refugjatët.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini