Lajme
Luksemburgu dhe Zvicra prijnë me pagat më të larta në Evropë
Nga kjo del se Indeksi i jetës më të mirë të OECD rendit Zvicrën pas Shteteve të Bashkuara dhe Luksemburgut për pagën mesatare
Referuar të dhënave të fundit, nga përllogaritjet e pagave, rezulton se Zvicra ka pagën e dytë më të lartë mesatare në Evropë dhe e treta më e mira në botë, transmeton albinfo.ch.
Të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) konfirmojnë statusin e Zvicrës si një nga vendet më të mira në botë për të fituar një pagë.
Nga kjo del se Indeksi i jetës më të mirë të OECD rendit Zvicrën pas Shteteve të Bashkuara dhe Luksemburgut për pagën mesatare – ndërsa pagesa në Zvicër është gjithashtu shumë mbi mesataren në të gjitha vendet e OECD.
OECD në vitin 2019, tregon se të ardhurat vjetore të disponueshme zvicerane renditen në 37,072 CHF për familje, transmeton tutje albinfo.ch.
Kjo është mbi mesataren e prej 33251 CHF në të gjitha vendet e OECD për familje – dhe është vetëm prapa Luksemburgut (39,264 CHF) dhe Shteteve të Bashkuara (45,284 CHF) në një shkallë globale. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












