Bota
Luksemburg, për një orë fitojnë sa në Ballkan për një ditë
Në Evropën Perëndimore banorët mesatarisht fitojnë tetë euro në orë në emër të pagës minimale. Kryeson Luksemburgu me 11.55 euro
Liderë në botë, kur është fjala për pagën më të lartë minimale, janë Australia, Luksemburgu, Zelanda e Re, Franca dhe Holanda.
Instituti i BE-së për Hulumtime Ekonomike dhe Sociale në raportin e tij të marsit 2018 thekson se në fillim të këtij viti rritja mesatare e pagës minimale evropiane prej 4.4 për qind u regjistrua në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, shkruan albinfo.ch.
Niveli më i lartë i të ardhurave minimale jashtë Evropës është në Australi, me 12.42 euro në orë. Në Evropën Perëndimore banorët mesatarisht fitojnë tetë euro në orë. Kryeson Luksemburgu me 11.55 euro, ndërsa në Belgjikë, paga minimale është 9.47 euro në orë, shkruan albinfo.ch.
Grupi i dytë i vendeve janë ato me një pagë minimale prej tre deri në pesë euro në orë, duke përfshirë Slloveninë (4.84 euro), Spanjën (4.46 euro), Maltën (4.31 euro), Portugalinë (3.49 euro ) dhe Greqisë (2.3 euro).
Në grupin e tretë janë vendet e Evropës Lindore, ku pagat minimale janë nën tre euro në orë – Bullgaria 1.57, Turqia 2.53, Ukraina 0.74 dhe Moldavia 0.68 euro.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









