Lajme
Luksemburg, nga sot transporti publik falas për të gjithë
Duke nisur nga dita e sotme, 1 mars 2020, transporti publik në Luksemburg do të jetë falas për të gjithë.
Kështu Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë që merr një masë të këtij lloji për të ulur ndotjen, duke bërë që shumë qytetarë të mos i përdorin makinat.
Nisma është pjesë e një plani të qeverisë së Luksemburgut për lëvizjen në një vend, ku mbizotërojnë makinat dhe bllokimet e trafikut janë të shpeshta, gjithashtu për shkak të trafikut të rëndë të udhëtarëve që punojnë në Luksemburg, por jetojnë në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.
Vetëm bileta e trenit të klasit të parë do të paguhet. Kostoja totale e mirëmbajtjes së rrjetit publik, rreth 500 milionë € në vit, do të përballohet tërësisht nga shteti.
Ministri i Transportit në Luksemburg, François Bausch, ëndërron ta bëjë Luksemburgun “një laborator për lëvizshmërinë e shekullit 21”. Makineritë e shitjes së biletave gradualisht do të tërhiqen dhe vetëm pikat e shitjes për biletat hekurudhore ndërkombëtare dhe të klasit të parë do të qëndrojnë në stacione.
Epoka e re e transportit publik falas u festua me shfaqje vallëzimi dhe muzike në të gjitha stacionet e trenave dhe tramvajet. Deri në vitin 2027 Luksemburgu ka njoftuar investime prej 4 miliardë eurosh vetëm në transport hekurudhor, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










