E-Diaspora
Luksemburg, hapet për herë të parë një shkollë në gjuhën shqipe
Mësimi i gjuhës shqipe do të fillojë më 21 janar, ndërkohë që në Dukatin e madh të Luksemburgut jetojnë rreth 5000 shqiptarë.
Në Luksemburg është paralajmëruar më 21 janar të hapet shkolla e parë shqipe. Bashkim Hazizaj, themelues i shoqatës “ILIRI” në Luksemburg dhe një prej nismëtarëve të shkollës shqipe, tregon se për të realizuar këtë nismë kanë filluar përpjekjet me emigracionin e shqiptarëve jashtë vendit.
Ai tregon për ATSH-më se ishte edhe qëllim shoqatës “ILIRI Asbl”, shoqata e shqiptarëve dhe miqtë e tyre në Luksemburg” ruajtja dhe përhapja e kulturës shqiptare në Luksemburg, Francë, Gjermani dhe Belgjikë”.
“Si fillim u krijua grupi i këngëve dhe valleve “Shqiponjat”. U vendosën kontaktet me përfaqësitë e ambasadës shqiptare në Beneluks, ambasadën e Maqedonisë si dhe me ambasadën e Kosovës në Beneluks. Komuniteti shqiptar në Luksemburg funksionon i bashkuar dhe gjithmonë flet me një zë të vetëm për çështjet madhore . Një nga objektivat kryesore ishte hapja e shkollës shqipe”, tregon më tutje Hazizaj.
Nismës së shoqatës ILIRI për hapjen e shkollës shqipe në Luksemburg iu bashkua edhe Shoqata GALA dhe një grup i shoqërisë civile.
Në shtator 2016, komuniteti pati takim me Ambasadën e Shqipërisë në Beneluks, një takim i tillë ishte zhvilluar edhe me ambasadën e Kosovës në fund të 2015, që shërbyen si takime vendimtare për hapjen e shkollës. Kështu u krijua grupi nismëtar me pjesëmarrjen e shoqatës ILIRI (me drejtues Bashkim Hazizaj), Artan Vigani (shoqata GALA), Zamira Poda (shoqëria civile) dhe më vonë këtij grupi iu bashkuan edhe mësueset Fatmira Hoxha Çoka, Saranda Syla Kokalla.
Pas disa takimeve me prindërit e fëmijëve, konsultime me ministren e Arsimit në Tiranë si dhe konsultimin me ambasadat, konsullatat kishin ofruar dy librat e parë që do të shërbejnë si baza kryesore didaktike.
Më pas ishin kontaktuar edhe shoqatat e tjera në diasporë për përvojën e tyre rreth këtij procesi, si dhe komunitetet e tjera në Luksemburg, sidomos ato portugeze dhe italiane, që janë dy komunitetet më të mëdha pasi përbëjnë 30% të banorëve të Luksemburgut.
Gjatë intervistës, Hazizaj pohon se komuniteti shqiptar e ka pritur hapjen e shkollës shqipe me shumë gëzim, ku vetëm në javën e parë të janarit u regjistruan 15 fëmijë. Mësimi i gjuhës shqipe do të fillojë në datën 21 janar, ndërkohë që në Dukatin e madh të Luksemburgut jetojnë rreth 5000 shqiptarë.
Shumica e tyre janë vendosur gjatë harkut kohor 1965-1990, dhe janë nga ish Jugosllavia, Kosova, Presheva Medvegja e Bujanovci, ish Republika federative e Maqedonisë dhe Mali i Zi. 20 familjet e para shqiptare erdhën nga Shqipëria nëpërmjet Italisë, pas eksodit të vitit 1990.
Sic shkruan ATSH, shoqata “Iliri Asbl”, që drejtohet nga Bashkim Hazizaj (prej 17 vitesh jeton në Luksemburg me familjen) ruan lidhjet me atdheun, si dhe bën të mundur ndërmjetësimin pranë strukturave shtetërore të Luksemburgut dhe komunikimin me përfaqësitë diplomatike të vendeve të origjinës.
Anëtarësia e shoqatës “Iliri” përbëhet prej shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonia, Mali Zi dhe nga Presheva Medvegja e Bujanovci.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













