Lajme
Armenia dhe Azerbajxhani shpallin gjendjen e luftës
Pas fillimit të luftimeve të ashpra në rajonin e Nagorni Karabakut të dielën, të dyja vendet kanë shpallur tani gjendjen e luftës. Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve, afp, të hënën në mëngjes kanë humbur jetën 32 “separatistë” armenë në luftimet që po vazhdojnë në rajon.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është shprehur “tejet i shqetësuar” për rindezjen e konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Ai kërkoi “me urgjencë” nga të dyja palët të ndalin menjëherë veprimet ushtarake dhe “pa vonesë” të rifillojnë bisedimet. Edhe qeveria amerikane ka këkuar fundin e luftimeve.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, janë vendosur kontakte me të dyja palët në konflikt dhe është kërkuar ndalimi i menjëhershëm i luftimeve për të ndalur një shkallëzim edhe më të madh të konfliktit.
Pas përplasjeve ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e Nagornji Karabah ka reaguar NATO përmes përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, James Appathurai. Ai në reagimin e tij ka thënë se palët duhet ta ndalojnë menjëherë konfliktin dhe të fillojnë dialogun për një zgjidhje paqësore.
“Palët duhet t’u japin fund menjëherë përplasjeve. Palët duhet të rinisin negociatat për një zgjidhje paqësore. NATO mbështet përpjekjet e Grupit të Minskut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë [OSBE]”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














