Lajme
Luftë kundër migrimit ilegal
Kontrabandimi me emigrantë është dukuri shqetësuese edhe për Kosovën, ku ndër ta shumë gra dhe fëmijë kanë rënë pre e trafikimit, tha Izmi Zeka, zëvendësministër i Brendshëm në Kosovë
Shumica e vendeve të botës, pa përjashtuar Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit, janë të përfshira në kontranadimin me emigrantë, zeje kjo që po u sjell trafikantëve miliarda euro në vit. Kjo dukuri në Kosovë po përcillet edhe me konsekuenca integruese, prandaj kërkohet që të luftohet.
Kështu u tha të mërkurën në një konferencë shkencore rajonale me temën: “kontrabandimi me migrant – (Kosova dhe refleksionet e saj)” organizuar nga Kolegji Evropian i Kosovës në Prishtinë. Në konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i z.
“Kontrabandimi me emigrantë është dukuri shqetësuese edhe për Kosovën, ku ndër ta shumë gra dhe fëmijë kanë rënë pre e trafikimit të kontrabanduesve dhe janë shfrytëzuar për përfitime materiale përmes rrugëve të ndryshme”, deklaroi Izmi Zeka, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshëm në Kosovë.
Ai tha se shpeshherë organizohen takime të tilla politike, por aspektet shkencore janë shumë më relevante dhe japin rrugë për një çështje që është shumë e ndjeshme.
Ndërsa, Ela Elezi eksperte nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, tha se Shqipëria njihet si vend burimi e sidomos vend transiti. Sipas saj, në vitet e fundit, për shkak të luftës së fundit në Siri, Irak, Sudan e vende të tjera, të rekrutuarit janë drejtuar nga trafikantë shqiptarë me qëndrim në Greqi e Turqi.
“Këto grupe shqiptarësh të rekrutuar kanë shkuar në Siri e Irak dhe janë bashkuar në luftë lëvizjeve ekstremiste. Nisur nga kjo gjendje, marrja e masave organizative është përqendruar në krijimin e koordinatorit të ri kombëtar anti-trafikim dhe ngritjen e një taskforce për të përmirësuar bashkë veprimin e policisë, prokurorisë e gjykatës”, tha ajo citon RTK.
Ndërkaq, Ali Bajgoram, dekani i Kolegjit Evropian të Kosovës, shpreson që kjo konferencë rajonale, që kishte edhe pjesëmarrës të ambasadave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, të jetë një mësim i mirë në parandalimin e kësaj dukurie në vendin tonë.
Ndryshe, brenda pesë viteve të fundit më shumë se 70 mijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërsa vetëm vitin e fundit rreth 20 mijë kosovarë janë regjistruar në listë e azilkërkuesve. Kështu tregojnë shifrat e Raportit të EASO-s (Zyrës Mbështetëse Evropiane për Azil), të publikuar me 7 korrik 2014.
Mirëpo, sipas EASO, gjasat që një qytetar i Kosovës të marrë statusin e azilantit në shtetet anëtare të BE-së është zero për qind, pasi që Kosova është një vend i sigurt dhe aplikimi i konventave për mbrojtje ndërkombëtare për qytetarët kosovarë nuk vlen. Mësohet se gjatë viti 2013 në Kosovë janë kthyer rreth 5100 qytetarë kosovarë.
Sipas statistikave në vendet e BE-së në vitin 2009 kanë kërkuar azil: 14275, në vitin 2010- 14 310, në 2011 janë 9 880, në vitin 2012 – 10210 dhe në vitin 2013 kanë kërkuar azil 20225.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











