Futboll
“Luftë” e ashpër mes Interit dhe Lazios për Kumbullën
Një beteje e ashpër po ndodh mes Interit dhe Lazios për kartonin e Marash Kumbullës.
Marotta dhe Lotito janë sërish në ringun merkatos për një çmim prestigjioz: 20 vjeçarin e Kombëtares Shqiptare.
Presidenti i bardheklatërve takoi të hënën homologun e tij të Veronës Setti në Romë, duke përfituar nga mbledhja për të drejtat televizive për të hapur bisedën e lënë pezull pak javë më parë. Lotito e ka rritur ofertën nga 20 në 22 milionë, plus kartonin e André Anderson, për shkak të sulmit të Interit.
Zikaltrit ka ofruar deri 30 milionë (8 milionë më shumë se Lazio) plus kartonin e Salcedo (aktualisht në huazim te Verona) dhe të një futbollisti të ri (Primavera). Përballë këtyre shifrave, marrëveshja paraprake me Lazion është e destinuar të mos respektohet. Lotito nuk ka dhe nuk dëshiron të shpenzojë kaq shumë për një futbollist (nuk e ka bërë më parë).
Andersonin e vlerëson 10 milionë euro, por për Veronën nuk vlen më shumë se 4-5 milionë. Lotito dhe Setti janë miq, por presidenti i Veronës do 5 milionë më shumë. Kumbulla, i cili ka rinovuar me Veronën, është në pritje, i vendosur për të nisur një etapë të re në karrierë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













