Kosova
Lufta në Ukrainë, ngriten shqetësime për situatën e sigurisë në Bosnjë dhe Kosovë
Ambasadorja e Francës në Kombet e Bashkuara, Nathalie Estival-Broadhurst, ka ngritur shqetësimin për krizën e vazhdueshme politike në Bosnjë e Hercegovinë që nga vera e kaluar.
Sipas saj, një krizë e tillë rrezikon arritjen pothuajse 30-vjeçare të ndërtimit të institucioneve dhe reformave në Bosnjë e Hercegovinë.
Ambasadorja francize ka përmendur edhe Kosovën, duke thënë se Bashkimi Evropian ndihmon në reduktimin e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë përmes misionit të EULEX-it, përcjell Albinfo.ch.
Broadhust tutje ka thënë se me luftën e paprecedentë që Rusia ka nisur në Ukrainë, Franca nuk do të ndalë përpjekjet për të punuar për stabilitetin e Evropës dhe në mënyrë të veçantë të Ballkanit.
“Meqë kontinenti evropian përballet me një sfidë të paprecedentë që vjen nga lufta e Rusisë në Ukrainë, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të punuar për stabilitetin në Evropë, veçanërisht në Ballkan”, theksoi ndër të tjera ambasadorja Broadhurst në Këshillin e Sigurimit.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











