Shkurt.ch
Lucerni do të votojë për heqjen e frëngjishtes nga shkollat
Në tekstin e iniciativës për referendum nuk përmendet se për cilët gjuhë të huaja është fjala, ndonëse nënkuptohet se bëhet fjalë për frëngjishten
Rrugës së disa kantoneve tjera gjermanishtfolëse që tashmë kanë vendosur ose janë në proces të vendosje për heqjen nga programi mësimor të gjuhës frënge, pritet t`i bashkohet edhe Kantoni i Lucernit. Në këtë kanton populli do të votojë në referendum nëse në të ardhmen në ciklin e ulët të shkollës fillore do të mësohet vetëm një gjuhë e huaj ose sikur sot, gjuha angleze dhe ajo frënge.
Iniciativën për referendum e ka realizuar një komitet mbipartiak, ndërsa në tekstin e iniciativës nuk përmendet se për cilët gjuhë të huaja është fjala, ndonëse nënkuptohet se bëhet fjalë për frëngjishten.
Sipas përmbajtjes së iniciativës, duke mësuar vetëm një gjuhë të huaj, nxënësit do të përmirësonin njohuritë e tyre në atë gjuhë dhe njëkohësisht do t`i jepej më shumë prioritet mësimit të gjuhës gjermane. Në këtë mënyrë, orët e mbetura pas heqjes së gjuhës së dytë të huaj do të shfrytëzoheshin për mësimin e lëndëve të shkencave natyrore.
Ministri i arsimit Alain Berset, duke parë tendencat e kantoneve gjermanishtfolëse drejt heqjes së gjuhës frënge nga planprogramet ka paralajmëruar veprimin e federatës në parandalimin e kësaj. Ndonëse mundësitë ligjore për të bërë një gjë të tillë qeverisë nuk i mungojnë, fjalën e fundit megjithatë do ta thotë populli në referendum.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë












