Sport
Luan Krasniqi, në maratonë për fëmijët e Kosovës
Qëllimi i stërvitjeve është grumbullimi i një donacioni prej 100 mijë eurove për SOS Kinderdorf të Kosovës
Atleti Wolfgang Hindelang ka ndërmarrë një projekt jo të zakonshëm. Ai është duke i stërvitur për maratonën e Munihut dy persona fare të papërvojë në vrapim: terapeutin Aldo Berti dhe ish boksierin profesionist, Luan Krasniqin. Qëllimi i këtyre stërvitjeve është grumbullimi i një donacioni prej 100 mijë eurove për fëmijët e Kosovës.
Trajneri e stërvit ish kampionin evropian disa herë në javë, ndërsa kur ai, për shkak të udhëtimeve të shpeshta, është larg trajnerit, i dëgjon këshillat e tij përmes telefonit.
Për sa i takon performancës kulmore sportive, aty Krasniqi si kampion i shumëfishtë gjerman dhe evropian i boksit në kategorinë e rëndë, është ekspert, mirëpo kur është fjala për vrapim, edhe ai sheh veten në një terren të panjohur. Po aq sa edhe miku i tij shumëvjeçar Aldo Berti. “Unë jam plotësisht josportiv” thotë ky për veten.
Por ka qenë ideja e tij që të ushtrojë për maraton dhe në këtë mënyrë të mbështesë SOS fshatrat e fëmijëve (SOS Kinderdörfer).
Motivi për të cilin dy miqtë kanë vendosur të ushtrojnë për maratonë dhe në të mirë të fëmijëve kosovarë, është i kuptueshëm; të dy rrjedhin nga familje refugjatësh. Ndërsa Krasniqi është edhe vetë shqiptar i Kosovës. Ai e ka vizituar një herë fshahtin e fëmijëve në Prishtinë.
“Fëmijët atje fitojnë një shtëpi të vërtetë, ku ndjehen të sigurt dhe kjo ka shumë rëndësi”, thotë Krasniqi.
Caku ambicioz i dy vrapuesve është që të mbështesin projektin SOS Kinderdorf të Kosovës me 100 mijë euro. Trajneri i tyre është shumë i kënaqur. “Mund të konstatohet se të dy e kanë marrë seriozisht qëllimin e tyre dhe po japin gjithçka që ta përfundojnë me sukses projektin e maratonit.
Se a do të mund të mbledhin ata dy shumën e përmendur, varet para së gjithash nga donatorët. “Do të gëzoheshim shumë sikur t`i grumbullonim 100 mijë euro”, thonë dy vrapuesit “juniorë”. Por ata do të jenë mirënjohës edhe për secilin cent të dhuruar.
Maratona për te cilën po ushtrojnë dy miqtë, mbahet në tetrin e vitit 2013.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










