CH-Ballkani
Lot dhe emocione para ndarjes me familjet franceze
E vendosur në Angirey të Francës që prej dy vitesh, një familje nga Kosova është dëbuar në Prishtinë. Çifti dhe tre fëmijët e tyre kanë qenë shumë të rrethuar të hënën, kur shkuan në xhandarmërinë e Gray.

Rreth pesëdhjetë persona kanë dashur të jenë të pranishëm, kësaj pasdite të së hënës, së bashku me familjen Pervorfi në përkrahje të saj.
Babai Gustin, nëna Pashke dhe tre fëmijët e tyre të moshës 8, 6 dhe 3-vjeçare, u ftuan në xhandarmërinë e Gray, në orën 5 të mbrëmjes për dëbim në Kosovë. Përqafime, përqafime … Në momentin që po u thonin lamtumirë, rrallëkush ka mbetur pa i përmajtur lotët.
Nga njëra anë, duhet respektuar Ligjit dhe zbatimin e vendimit që rezulton. Familja Pervorfi mbërriti në Francë në vitin 2013 për të kërkuar azil, por të cilin nuk e fituan. Ajo ka harxhuar të gjitha mjetet e ndryshme të mundshme dhe është e detyruar të largohet nga territori francez me një urdhër prefektural të 21 qershorit.
Të ballafaquar me këtë situatë administrative, çifti dhe fëmijët e tyre duhet t`i zbatojnë ligjet që nga koha që jetojnë në Haute-Saône. Burri, i cili kishte marrë autorizimin për të punuar një vit më parë, praktikoi një punë në një garazh të makinave në Arc-lès-Grey. “Ai ngrihej në mëngjes, shkonte me kohë, shumë shpejt e kuptoi ate që kërkohej prej tij”, thotë Laetitia Guillaume, shefi i tij. “Ai vetëm donte ta rriste familjen e tij me dinjitet. Por sapo gjeti një punë të qëndrueshme, atij i kërkohet të largohet prej nga vjen: Vendosur në Angirey për dy vjet, një familje nga Kosova dëbohet në Prishtinë. Çifti dhe tre fëmijët e tyre ishin shumë të rrethuar kur shkuan në xhandarmërinë e Gray të hënën.
Vendosur për dy vjet në Angirey, familja Pervorfi i ka shkolluar fëmijët e tyre në Gy dhe kanë pasur simpati edhe nga prindërit e tjerë të nxënësve. “Ne u takuam në stacionin e autobusit”, tregon Jennifer Racine. “Ata janë të adhurueshëm, emocional, pa probleme, gjithmonë të pranishëm në fshat. Ne nuk mund të mbetemi të pandjeshëm ndaj historisë së tyre dhe nuk e kuptojmë përse ata duhet të largohen. Një nënë konfirmon: “Vajza ime po e humb mikun e saj më të mirë”, pohon me keqardhje Virginie Febvre, për “Est Republicain”, transmeton Albinfo.ch. Chantal Faradon, kryebashkiaku i Angirey, ishte gjithashtu i pranishëm.
Në kohën e ndarjes, çifti falënderoi miqtë që erdhën përreth tyre për një kohë të gjatë para se të shihnin portat e xhandarmërisë afër tyre. “Ne jemi shumë të trishtuar dhe shumë të prekur, sepse shumë njerëz janë mobilizuar për ne”, thotë Pashke Pervorfi. “Ne jemi të integruar, Franca është si familja jonë. Nuk po e kuptojmë pse jemi dëbuar, por shpresojmë të kthehemi në kushte normale. Na është dashut tu spjegojmë fëmijëve se po shkojmë, por se do të kthehemi ndoshta sërish.
Dëshira e mbështetësve të tyre të shumtë, është që t`i shoqërojnë ata deri në qendrën e ndalimit të Metz, përpara fluturimit të tyre të martën për në Kosovë. Është një keqkuptim i plotë.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor