Lajme
Loriku e Loriani bëjnë krenarë shqiptarët me suksesin e tyre në Ditën e Flamurit
Lorik e Lorian Musa kanë arritur rezultate shumë të mira në Kampionatin Nacional të Karatesë, Zvicër, që u mbajt sot në Sursee

Sot në Kampionatin Nacional të Zvicrës për karate, që u mbajt në Sursee (Lucern) dy vëllezërit Musa arritën të vendosen në piedestal. Lorik Musa fitoi vendin e tretë, kategoria Y16 ndërsa Lorian Musa, të pestin në kategorinë Y12, shkruan albinfo.ch.
Se bëhet fjalë për dy të rinj që premtojnë një të ardhme të ndritur në këtë art marcial shihet nga fakti se të dy janë kampionë të Kantonit të Valais për disa herë me radhë!
Loriku, i pyetur se çfarë ndjesie kishte pas arritjes së kësaj fitore në nivel nacional, dhe si arriti deri këtu,thotë: “Dikur gëzohesha ta mbajë në duar kupën e Kantonit Valais, por dëshira fillon e zgjerohet e sot jam i lumtur për arritjen time dhe të vëllait tim. Sporti di të dhurojë përherë ulje dhe ngritje por unë jam i lumtur se kam dhënë më të mirën të mundshme të çastit nga vetja.
Karate është pjesë e jetës sime që nga mosha 4 vjeçare dhe besoj se përshtatemi mirë me njëri tjetrin. Kam shumë ëndrra e projekte që besoj se do i realizoj ngadalë dhe sigurt!
Lorik e Lorian Musa për ditën e Flamurit bënë të gjithë shqiptarët krenarë me fitoren e tyre!
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj