Kosova
Lorent Berisha, në prag të debutimit në finalen e madhe “DSDS”
Nga Zvicra, në Gjermani, Lorent Berisha, emër suksesi në muzikë
Lorent Berisha është shqiptari, i cili pa dyshim se është një yll në ngritje e sipër, me një histori frymëzuese të suksesit. Shumë të rinj shqiptarë në mbarë diasporën po tregohen të suksesshëm në fusha të ndryshme, por, duket se ajo muzikore po mbizotëron fuqishëm në tregun botëror, aq sa edhe na bëjnë të ndihemi krenarë për arritjet e tyre dhe që nuk kanë hezituar asnjëherë të tregojnë prejardhjen e tyre shqiptare, shkruan albinfo.ch.
E njëri prej tyre është sigurisht edhe Lorent Berisha, këngëtar në Zvicër, me krijimtari të pasur muzikore, e cila jo vetëm që po zë vendin e tij në këtë industri, por edhe po vlerësohet si person i dashur, pozitiv dhe me stil unik nga shoqërinë gjermane dhe ajo zvicerane.
Debutimi i tij është në hapa të sigurt, në “rrymën” e veçantë zhanrore.
19-vjeçari nga Kosova më 15 prill ai do të jetë një nga katër pjesëmarrësit që do të luftojnë për kurorën e talent show-t.
Në emisionin e dytë live të formatit të casting RTL “Deutschland sucht den Superstar”, 19-vjeçari mundi të bindë jurinë me një version të hitit “Stay With Me” nga Sam Smith (30) – motoja e shfaqjes ishte “Chartbreaker”. I riu nga katër finalistët e mbetur u gëzua pa masë pas suksesit: “Jam shumë i lehtësuar sepse e doja shumë këtë hap. Tani jam edhe më afër ëndrrës sime për t’u bërë një superstar, është e mrekullueshme!”
Ajo çfarë e bën të veçantë Lorentin, sipas jurisë, është ngjyra e zërit të tij dhe karakteristika orgjinale e këndimit në stilin e tij.
Ai është duke u përgatitur një interpretim të vështirë për finalen e madhe, ku gjithçka do të mbetet si befasi e këndimit të tij në natën finale. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










