Integrimi
Lorenc Kaci: Ja e vërteta e vajzave të mia në Harley Parade në Austri
Lorenc Kaci, babai i dy vajzave shqiptare, Iris (8) dhe Noemi Kaci (5), në një prononcim për albinfo.ch ka shpjeguar ngjarjen që ndodhi të shtunën në Kartner të Austrisë, me rastin e Harley Parade.
Mediat austriake kanë mbushur faqet e tyre gjatë ditës së hënë, duke shkruar se si shqiptari me nënshtetësi italiane ka lejuar dy vajzat e tij të moshës 8 dhe 5 vjeçare të ngisnin motorët, madje edhe pa hamletë.
Por, në anën tjetër, Lorenci, i cili është nga Tirana, por jeton në Pieza të Italisë, për albinfo.ch tregon versionin e tij.
“E gjithë familja ime jemi të pasionuar pas Harleyt. Vajzat e mia kanë ngasur motor që 2-3 vjet. Ne kishim dëgjuar se do të mbahet në Austri Harley Parade dhe së bashku me disa miq shqiptarë dhe me familjet e tyre vendosëm të shkojmë për kamping, por edhe të marrim pjesë në këtë festival motorësh. Pasi u vendosëm në Austri, patëm dëshirë të bëjmë një xhiro me motorë në parkingun ku ishim vendosur. Dëshironim të gjithë së bashku dhe të bëjmë disa fotografi me flamuj dhe veshje shqiptare për t’i ruajtur si kujtim. Një person zyrtar, i cili ishte për të rregulluar komunikacionin, kur na ka parë, ka mbetur i fascinuar, ka bllokuar gjithë rrugën dhe na ka ftuar që të dilnim në rrugë. Në fakt, pa vetëdijen tonë ne ishim duke lëvizur në rrugë të ndaluar. Ne nuk e dinim se ishte e ndaluar”, thotë motoristi Kaci.
Gazetat austriake po ashtu kanë shkruar se vajzat kanë qenë duke vozitur pa hamletë me shpejtësi deri në 50 km/h dhe kësisoj kanë rrezikuar jetën e tyre, por ndryshe thotë Lorenc Kaci. “Nuk është e vërtetë. Unë nuk rrezikoj jetën e fëmijëve të mi me asgjë në botë. Nuk kemi qenë duke ecur më shumë se sa 10 km/h. Ajo paradë jona ka qenë vetëm sa për të bërë një fotografi dhe nuk kemi udhëtuar më shumë se 4 kilometra”, shprehet ai.
Policia ka ndaluar grupin e Harlye Davidsona-ve. Kundër babait është bërë kallëzim penal dhe ai është dënuar me një gjobë prej 500 eurosh, por Lorenci thotë se me policinë gjithçka është rregulluar, madje edhe ata vetë kanë qenë të mrekulluar me atë çfarë ka prezantuar grupi shqiptar.
Lorenc Kaci së bashku me familjen dhe shoqërinë e tij janë kthyer të hënën në mbrëmje sërish në Itali.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?