Lifestyle
Loredana, mbretëresha e muzikës në Zvicër

Për pesë ditë, kënga “Romeo & Juliet” ka marr afër 6 milion klikime, raporton albinfo.ch
Rep këngëtarja shqiptare nga Lucerni i Zvicrës Loredana Zefi ka sjell edhe një këngë të re me bashkëshortin e saj, Mozzik. Pas vetëm pak ditë pas lansimit, kënga me videoklip „Romeo & Juliet“ e repëreve ferizajas ka arritur një sukses të pa imagjinuar. Për pesë ditë, kjo këngë ka marr afër 6 milion klikime, raporton albinfo.ch
Ky sukses ka bërë që media të shumta zvicerane ta konsiderojnë si mbretëreshë aktuale e muzikës në Zvicër. Për kaq pak ditë sa është lansuar kënga e tyre, Loredana gjendet në vendin e parë në platformën e youtubes në Zvicër.
Po ashtu edhe në Spotify, kënga e re që në ditët e para u dëgjua mbi 1,7 milion herë.
Loredana, e suksesshme edhe në Gjermani
Sukseset e Loredanës kanë kaluar pritëshmeritë. Ajo është bërë e njohur edhe në tregun evropian, veçanërisht në atë gjerman.
Sipas kompanisë hulumtuese të tregut në Gjermani „GfK“, këngët e Loredanes „single“ dhe ato në bashkëpunim me Mozzik, në vitin 2018 janë transmetuar 76 milion herë.
Vetëm këngë në bashkëpunim me burrin e saj, „Bonnie &Clyde“ e cila është lansuar në shtator të vitit të kaluar, është dëgjuar 37 milionë herë, shkruan „20 Minuten“, transmeton albinfo.ch.
Këto rezultate kanë bërë që Loredana të jetë këngëtarja më e suksesshme nga Zvicra në Gjermani.
Ajo ka deklaruar se së shpejti do të editoj edhe albumin e parë të saj, ku shumica e këngëve do të janë „single“, por që nuk do të mungojnë edhe bashkëpunimet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it Gjermani: Azem Haziri përmes performancës së tij në piano ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve...
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
-
Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme