Futboll
Lojtarët e Kosovës, të lumtur pasi e mposhtën Malin e Zi
Kosovës tashmë i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të këtyre kualifikimeve, kundër Çekisë dhe Anglisë
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili edhe shënoi sonte në “Fadil Vokrri” ka thënë se është i lumtur me tri pikët por që ai është dashur të shënoj edhe më shumë gola
Ai ka thënë se ka pasur edhe një bisedë me trajnerin pas ndeshjes.
“Folëm, se patëm shumë raste dhe kishim mundur një fitore të thellë dhe unë kisha pesë raste të mira për shënim. Për Kombëtare është pak ndryshe dhe pata katër pesë raste. Nuk jam i zhgënjyer por jam i lumtur që shënova. Nuk bon me e diskutuar si lojtarë atë që flas me trajnerin”, ka thënë ai.
E Benjamin Kololli, ka folur pas përfundimit të ndeshjes fituese ndaj Malit të Zi.
Ai thotë se lojtarët kosovarë sonte kanë hyrë për ta fituar ndeshjen.
“Për krejt ekipin besoj se krejt lojtarët e kanë dhënë maksimumin sepse ka qenë shumë e rëndësishme me fitu këtë lojë”, ka thënë Kololli.
“Në lojë kemi qenë më të mirë se Mali i Zi. Tash duhet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme dhe të mendojmë ta mposhtim Çekinë”, ka thënë Kololli.
“I kemi të gjitha mundësitë për ta mposhtur Çekinë. Kemi fituar njëherë, besoj se mund ta bëjmë për së dyti”, ka shtuar ai.
Ndëkaq, Milot Rashica është i lumtur me fitoren e Kosovës, dhe aspak i brengosur që nuk realizoi edhe përkundër rasteve që kishte sepse tha “me rëndësi fituam”.
Kosova e mposhti Malin e Zi 2-0 me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.
“Shiqyr që arritëm me shënu dy gola herët dhe patëm ndeshjen nën kontroll, nuk kemi lejuar kundërshtarin të rrezikojë, përpos të disa goditjeve me kokë”, u shpreh Rashica.
“Është dashur të shënojmë më shumë gola, por në fund kemi fituar dhe kjo është më e rëndësishme”.
“Dëshira është e madhe e të gjithëve me shënu, por kur vijmë këtu vijmë për të dhënë maksimum, s’ka rëndësi se kush shënon, gjithmonë kemi me u gëzu dhe me festu së bashku”, u shpreh ai.
“Kualifikimi i mundshëm? Ne do të shkojmë ndeshje, pas ndeshje. Një ndeshje e rëndësishme u krye, Kemi një muaj kohë me u përgatiti për një finale tjetër nëse e fitojmë atë finale më pas mendojmë për finalen tjetër. Për momentin jemi duke menduar vetëm për Cekini”.
Amir Rrahmani është shprehur shumë i lumtur me fitoren 2-0 kundër Malit të Zi në “Fadil Vokrri” dhe që “Dardanët” e mbajtën portën e pa prekur.
“Dardanët” kanë dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 2-0 Malin e Zi.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










