Koronavirusi: çast pas çasti
LO në Tokio mund të anulohen, nëse pandemia vazhdon edhe vitin e ardhshëm
Kryetari i Komitetit Organizativ i Lojërave Olimpike në Tokio, Mori Yoshiro, njoftoi se Lojërat Olimpike në Tokio mund të anulohen në rast se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) vazhdon të paraqesë kërcënim edhe vitin e ardhshëm.
Mori, duke folur për Nikkan Sports të Japonisë, bëri vlerësime rreth Lojërave Olimpike të prolonguara për vitin e ardhshëm për shkak të COVID-19.
Në pyetjen: “Në rast se vazhdon ndikimi i virusit edhe në vitin 2021, a do të shtyhen lojërat në vitin 2022?”, ai u përgjigj: “Jo, në një rast të tillë, anulohen”.
Ai rikujtoi se Lojërat Olimpike në të kaluarën janë shtyrë në kohë të luftërave dhe se COVID-19 është një armik i padukshëm. “Nëse virusi kontrollohet në mënyrë të suksesshme, verën e ardhshme i organizojmë lojërat”, tha ai.
Lojërat Olimpike 2020 në Tokio, të planifikuara për 24 korrik-9 gusht, ishin shtyrë për 23 korrik-8 gusht të vitit 2021 për shkak të pandemisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












