Shkurt.ch

“Lojërat elektronike të dhunshme ushqejnë autorët e vrasjeve masive”

Lojërat ndikojnë tek të rinjtë me një predispozicion të caktuar si një lloj tutoriali. Ata mësojnë si të ushtrojnë dhunën, si të zbatojnë strategjitë. Gjithashtu, këto lojëra, në një farë mase, i bëjnë adoleshentët të pandjeshëm ndaj dhunës.

Vrasësit në masë kanë të gjithë diçka të përbashkët: ata janë të rinj dhe meshkuj. Në Gjermani, vrasësit e Winnenden, Erfurtit dhe Munihut gjithashtu kanë luajtur që të tre në lojërat elektronike si “Counter-Strike”. A duhet të shohim këtu një lidhje? Studiuesi dhe psikiatri Josef Sachs analizon marrëdhëniet komplekse ndërmjet botës reale dhe virtuale. Albinfo.ch ju sjell analizën e tij.

Deri në vitin 2015, Josef Sachs ishte i punësuar si psikiatër mjeko-ligjor në kantonin Aargau. Ai ishte gjithashtu përgjegjës për njësinë e mjekësisë ligjore të klinikës Königsfeld në Brugg. Sachs tani punon një qendër private dhe kryen vlerësime të autorëve të gjykatave dhe prokurorëve.

Vrasësit e Winnendenit, Erfurtit dhe Munihut kanë luajtur që të tre gjerësisht me lojëra luftarake në internet. A do të thotë kjo se ne duhet patjetër të fajësojmë këto lojëra elektronike? Masakra e Erfurtit u zhvillua në vitin 2002 në gjimnazin e Gutenbergut. Një 19 vjeçar qëlloi 16 persona. Masakra Winnenden ka ndodhur në vitin 2009 në shkollën e mesme në Albertville. Një 17 vjeçar më parë vrau 15 veta. Vrasjet e fundit u zhvilluan javën e kaluar në Munih në një qendër tregtare. Autori ishte një 18 vjeçar që vrau nëntë veta.

Josef Sachs: Ne nuk mund të vetëm të fajësojmë këto lojëra të dhunshme. Shumë faktorë duhet të mblidhen për të kryer një vrasje masive. Autorët janë rritur në përgjithësi në një mjedis ku dhuna pranohet apo edhe lavdërohet. Shpesh akti i vrasjes masive paraprihet nga disa muaj apo edhe vite me rrëshqitje të ndryshme. Këta të rinj ishin gjithnjë e me shumë të frustruar, ata kanë ndërtuar një urrejtje për të tjerët dhe për botën në përgjithësi. Shpesh ata janë hedhur poshtë edhe nga mjedisi i tyre shoqëror. Lojërat e dhunshme online shpesh janë një faktorë që i shtohen kësaj situate, por nuk ndodh gjithnjë një gjë e tillë.

Këta autorë a nuk kanë ushtruar tashmë dhunë të tillë para se të veprojnë në mënyrë masive?

Kjo mund të jetë e papritur, por shumë vrasës në masë nuk kanë qenë të dhunshëm në kuptimin e ngushtë të fjalës para se të veprojnë masivisht. Megjithatë, ata shpesh kanë tronditur njerëzit me fjalët e tyre, duke pranuar dhe banalizuar dhunën.

Çfarë mund të shkaktojnë lojërat si “Counter-Strike” pranë adoleshentëve të cilët kanë një predispozitë të tillë?

Autorët vazhdimisht thonë se këto lojëra me armë egocentrike (Ego-Shooter-Games) ushqejnë fantazitë dhe teket e tyre. Para se të ndërmarrin veprime masive, ata e luajnë skenarin disa herë në kokën e tyre. Në fillim ata e bëjnë këtë në shumicën e rasteve në një mënyrë zbavitëse, pa pasur qëllim të vërtetë për te kryer një masakër. Por në një moment, vjen një tranzicion pothuajse i padukshëm dhe kalojnë nga fantazia në një planifikimin pothuajse ushtarak për të kryer një akt të dhunës.

Sipas mendimit tuaj, a mund të çojnë njerëzit këto lojëra në një spirale të dhunës?

Lojërat ndikojnë tek të rinjtë me një predispozicion të caktuar si një lloj tutoriali. Ata mësojnë si të ushtrojnë dhunën, si të zbatojnë strategjitë. Gjithashtu, këto lojëra, në një farë mase, i bëjnë adoleshentët të pandjeshëm ndaj dhunës.  

Vetëm lojërat elektronike prodhojnë një efekt të tillë, apo edhe media të tjerë përmbajnë këtë potencial të dhunës – të tilla si filmat dhe librat – a mund të ndikojnë?

Lojëra me armë egocentrike si “Counter-Strike” ose të tjera nxisin veçanërisht dhunën, sepse lojtari vepron vetëm për veten e tij. Kur njeriu vepron vetëm për veten e tij, ai mëson dhe i përvetëson më mirë këto veprime sesa kur i lexon apo i dëgjon ose kur i shikon.

A është e rastit që vrasësit e Winnendenit, Erfurtit dhe Munih kanë luajtur që të tretë në “Counter-Strike”?

Unë nuk mendoj se kjo lojë inkurajon dhunën më shumë se sa lojërat e tjera me armë. “Counter-Strike” është thjesht shumë e popullarizuar në mesin e të rinjve. Sigurisht që nuk është rastësi që fëmijët potencialisht të dhunshme e pëlqejnë këtë lojë. Përmes këtyre lojërave ata mund të përjetojnë fantazitë e tyre të dhunshme.

Si duhet të reagojnë prindërit kur ata e kuptojnë se fëmija i tyre është i tërhequr dhe shpesh luanë lojëra të tilla?

Adoleshentët shpesh luajnë në “killergames” ose lojëra të tjera. Kjo lojë nuk tërheq vetëm personat potencialisht të dhunshëm, por edhe të rinjtë mjaft normalë. Unë nuk këshilloj prindërit që t`ua ndalojnë lojëra të tilla. Kjo mund vërtetë të prodhojë efektin e kundërt. Ata më pas do të duan të luajnë edhe më shumë në shenjë proteste. Prindërit duhet të flasin me djalin apo vajzën e tyre. Ata gjithashtu mund t’u ofrojnë atyre aktivitete alternative gjatë kohës së lirë. Do të ishte gjithashtu e dobishme nëse prindërit mundohen t’i tërheqin me lojëra tjera kompjuterike të cilat mund të zgjojnë interesin e fëmijës.